John Eskenazi

I shiti sheikut 5 milionë dollarë skulptura "antike" që dolën fallso, dënohet tregtari anglez në Londër

13 Dhjetor 2022, 13:30| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 13:37

  • Share

Një tregtar i respektuar britanik i artit është urdhëruar t'i kthejë rreth 5 milionë dollarë, plus dëmet, një sheiku të Katarit, pasi ai i shiti atij shtatë skulptura antike që më vonë rezultuan të falsifikuara.

Në 2014 dhe 2015, Sheikh Hamad Bin Abdullah Al Thani bleu shtatë artefakte nga tregtari i artit me bazë në Londër, John Eskenazi për 4.99 milionë dollarë nëpërmjet kompanisë së tij, raportoi Forbes.

Eksperti i artit , i cili ka marrë më parë vepra të lashta për Muzeun Metropolitan të Artit të Nju Jorkut dhe Muzeun e Luvrit të Parisit, vlerësoi dhe shiti artefaktet duke kuptuar se ato ishin deri në 2000 vjet të vjetra.

Sipas dokumenteve të gjykatës, çdo faturë përmbante një shënim ku thuhej: “Deklaroj se sipas njohurive dhe besimit tim, artikulli i detajuar në këtë faturë është antik dhe për rrjedhojë mbi njëqind vjeç”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?