Vëllai i kreut të bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci

I sëmurë me pankreas kronik, lirohet nga burgu vëllai i kryebashkiakut Fran Tuci, u kap me drogë

24 Tetor 2020, 11:51| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 11:56

  • Share

Albert Tuci, vëllai i kreut të bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci, që u arrestua në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020” është liruar dje nga burgu. Albert alias Arben Tuci, nëpërmjet avokatëvetë tij, i ka paraqitur gjykatës kushtet se duhet të dali nga burgu, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë në pankreas dhe se para pak ditësh, një nga anëtarët e familjes së tij, kishte ndëruar jetë dhe për këtë, nevojitej që Tuci të qëndronte pranë bashkëshortes dhe fëmijëve në kushtet e “arrestit shtëpiak”.

Ky pretendim është pranuar nga gjykata e Kukësit, e cila pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të Tucit, duke urdhëruar që prej ditës së djeshme Tuci të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Ndërsa për të pandehurit e tjerë si Durim Vata, Kreshnik Murataj dhe Bernard Kërdhaku, gjykata refuzoi kërkesën për lirimin e tyre nga burgu. Në këtë çështje penale janë arrestuar dhe marë të pandehur 23 persona që u ndaluan në muajin Maj të këtij viti, gjatë operacionit antidrogë “Shën Mëri 2020”.

Çështja penale flet për kultivimin e dhjetëra parcelave me drogë në zonën e Kukësit, dhe se të pandehur janë marrë disa nga organizatorët e kultivimit të drogës dhe efektivë të policisë Kukës, që i lejonin kultivuesit e drogës të mbillnin parcelat me hashash, duke i garantuar mbrojtje nga policia, kur kjo e fundit shkonte në teren për të monitoruar sipërfaqet e mbjella me drogë. Të pandehurit kryesorë të kësaj çështje janë Kreshnik Murataj, Beqir Murataj, Arben Tuci, vëllai i bashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, Sali Kovaçi pronar parcele, si dhe disa punëtorë e transportues droge, por dhe tre efektivë të policisë së Kukësit si Arben Kalaja, Ramiz Cena dhe Naim Kadiu.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qafa: 24/10/2020 14:30

    Kushedi sa lek ka dhene urim pepa per ta nxjerre. Berti duhet te kalbet ne burg se eshte manjak si i vellai

    Përgjigju
    • Or taj: 24/10/2020 22:56

      Kush esht urim pepa dhe pse ka dhene shume leke per ta nxjerre ??

    • Dionis: 24/10/2020 16:34

      Qafa, rrota.com robt ku ti kesh pra !

  • erios: 24/10/2020 12:26

    ed surreli po i leron te gjithe, po afrojne zgjdhjet , kujt i dhemb barku, kush ka dhimbje koke, dhe kush ka temperature te lirohet direkt nga burgu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?