I sapozgjedhur si kreu i FSHF-së, Duka të enjten në gjykatë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

16 Mars 2022, 11:55| Përditesimi: 16 Mars 2022, 15:15

  • Share

Edhe pse i sapozgjedhur në krye të federatës shqiptare të futbollit për Armand Dukën nuk ka qetësi. Kreu i FSHF-së do të paraqitet të enjten në gjykatën e Tiranës në lidhje me heqjen e masës së pezullimit nga detyra të vendosur disa ditë më parë.

Duka akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash për shkak të manipulimeve që u bënë me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit. Pak ditë më parë avokatët e tij kërkuan heqjen e kësaj mase, ndërsa nesër pritet të shihet nëse ky vendim do qëndrojë apo jo në fuqi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?