Kristian Medolli

I riu u arratis nga ambientet e gjykatës së Korçës me pranga në duar, AMP vë nën hetim 4 punonjës të Komisariatit të Policisë

9 Maj 2022, 08:41| Përditesimi: 9 Maj 2022, 10:30

  • Share

4 punonjës të Komisariatit të Policisë së Korçës janë vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre, pas arratisjes nga ambientet e gjykatës të 21-vjeçarit, Kristian Medolli. Ky i fundit, iu iku nga duart policëve teksa po e transportonin në ambientet e paraburgimit, pas vendimit të gjykatës, pasi ishte shoqëruar për vjedhjen e një banese. Ai ishte me duar të prangosura dhe zbathur, qëndroi për arrati rreth 2 orë dhe u kap pranë kodrave të qytetit të Korçës.

Konkretisht AMP, ka vënë nën hetim; Inspektor Guri Stillo, me detyrë Përgjegjës i zonave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë; Inspektor Fahri Selishta, me detyrë Trupë shërbimi i patrullës së përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë; Inspektor Enea Selamaj, me detyrë Trupë shërbimi i Patrullës së Përgjithshme; Komisar Mariglen Jaçellari, me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Korçë.

Referimi u krye pasi më datë 08.05.2022, ndërsa punonjësit e policisë shoqëronin shtetasin Kristian Medolli në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë (person i arrestuar) për vlerësimin e masës së sigurisë, gjatë kohës që ky shtetas ka qenë duke hipur në mjetin e policisë, brenda ambjenteve të garazhdit të Gjykatës, u është larguar dy punonjësve të policisë dhe është kapur pak më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy punonjësit e policisë, Guri Stillo dhe Fahri Selishta nuk kanë përmbushur detyrën funksionale duke mos zbatuar detyrimet ligjore për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar.

Po ashtu, rezulton se Inspektor Enea Selamaj, në kundërshtim me procedurat standarde të punës dhe në cilësinë e përgjegjësit të patrullave, ka bërë njoftimin vetëm të njërit prej punonjësve të patrullës për shoqërimin në gjykatë të shtetasit Kristian Medolli.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, dyshohet se punonjësi i policisë Komisar Mariglen Jaçellari, në cilësinë e eprorit të drejtpërdrejtë dhe në mungesë të Specialistit të Rendit, në kundërshtim me ligjin, nuk ka marrë masa për organizimin e shërbimeve për shoqërimin e shtetasit Kristian Medolli.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/05/2022 01:16

    4 police,me pranga ne duar dhe u desh dy ore t'a riarrestonin!Shteti shqiptar duhet te perdore pranga si ato qe perdoren ne U.S qe i lidhin duart dhe kembet me pranga vecan e se bashku me zinxhir.Te burgosurit ecin me veshtiresi si pinguine,por nuk kane shans te vrapojne e t'ia mbathin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?