Foto ilustruese

Vdiq nga i ftohti në malin e Moravës, dyshohet se i riu sirian kishte ndërruar jetë 3 ditë më parë! Trupi i tij u gjet mbrëmë nga klandestinë të tjerë që kishin marrë të njëjtin shteg kalimi

9 Dhjetor 2021, 11:36| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 11:59

  • Share

I riu sirian, i cili u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në malin e Moravës në Korçë, dyshohet se kishte ndërruar jetë 3 ditë më parë.

Report Tv ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, teksa bëhet me dije se kanë qenë një grup klandestinësh bashkëkombas të tij që gjetën trupin e 27-vjeçarit.

Klandestinët po përshkruanin të njëjtin shteg kalimi i riu, për të mbërritur në Shqipëri, por fatmirësisht nuk patën fatin e keq të të riut.

Trupi i 27-vjeçarit pritet t'i nënshtrohet ekspertizës në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi shkaqet e vdekjes, teksa dyshimet janë se humbi jetën për shkak të kushteve atmosferike dhe borës.

Klandestinët ecin me ditë të tëra nga shteti Grek drejt kufirit të gjelbër në Kapshticë e më pas synojnë kryeqytetin, për të depërtuar më pas në vendet e BE. Edhe pse policia ka intensifikuar kontrollet në kufi për të parandaluar kalimin e tyre, sërish një numër i madh emigrantësh mbërrijnë çdo ditë në vendin tonë, ndihmuar nga shqiptarë në këmbim të pagesave të majme.

Vetëm ditën e sotme, Policia në Kukës njoftoi për goditjen e 4 rasteve të shtetasve shqiptarë të cilët u përpoqën të kalonin drejt Kosovës 46 emigrantë sirianë. Ata u kapën në hyrje të Tunelit të Kalimashit, ndërsa i  kishin marrë nga 500 euro secilit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?