Ergis Metaj

I riu shqiptar i kapur me drogë në Irlandë: Mos më dëboni, jam biseksual

6 Mars, 22:01| Përditesimi: 6 Mars, 22:09

  • Share

Për të shpëtuar veten nga dëbimi një 23 vjeçar shqiptar i kapur me drogë në Irlandë ka bërë një kërkesë të çuditshme para gjykatës.

Kur gjykatësi e pyeti Ergis Metajn, 23-vjeç se pse kërkonte azil në Irlandë, ai u përgjigj se kishte një problem me njerëzit në Shqipëri pasi ishte biseksual.

“Nën çfarë lloj kërcënimi jeni?”, pyeti gjykatësi Johnson.

“Ka të bëjë me seksualitetin tim. Unë jam biseksual”, u shpreh Metaj cituar nga mediat vendase.

Hetuesi Leo Mulrooney i tha gjykatës se kishte një urdhër dëbimi për të pandehurin dhe do të hynte në fuqi kur të skadonte çdo dënim i shqiptuar. 

I riu shqiptar u kap në flagrancë me kanabis me vlerë 119,736 euro të dorëzuar në një kuti në banesën e tij.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 07/03/2024 10:20

    Idjota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?