FOTO +VIDEO/ I ra telefoni në ujë teksa bënte ‘selfie’, zyrtari në Indi zbraz rezervuarin për ta gjetur! Pezullohet nga detyra

29 Maj 2023, 07:46| Përditesimi: 29 Maj 2023, 09:47

  • Share

Një zyrtar qeveritar në Indi, i cili zbrazi një rezervuar të tërë për të marrë një telefon që i ra duke bërë një selfie, është pezulluar nga puna shruan CNN.

Më shumë se 2 milionë litra ujë u pompuan nga rezervuari i Paralkot, gjatë një periudhe prej katër ditësh, në një përpjekje për të tërhequr celularin Samsung që i përkiste Rajesh Vishwas, një inspektor lokal ushqimor.

Vishwas kishte dalë me miqtë pasditen e së dielës së kaluar, kur i doli nga duart në vendin piktoresk në shtetin qendror indian të Chhattisgarh.

Në një deklaratë video të shpërndarë nga “Indian Express”, Vishwas tha se ai mori me qira një pompë nafte për të "kulluar pak ujë në një kanal aty pranë" në një përpjekje për të tërhequr telefonin dhe se ai e bëri këtë pasi kërkoi leje nga një oficer i nën-divizionit.

Ai tha gjithashtu se u kishte kërkuar të tjerëve në rezervuar që të përpiqeshin të merrnin telefonin, por ata nuk kishin mundur ta arrinin atë pasi kishte shumë ujë.

Versioni i tij i ngjarjeve është në kundërshtim me atë të punëdhënësit të tij, i cili e pezulloi atë me arsyetimin e keqpërdorimit të pozicionit të tij duke vënë në dukje se ai kishte harxhuar miliona litra ujë në një kohë të nxehtësisë së madhe.

Në urdhrin e pezullimit të tij, thuhet se zyrtari indian nuk kishte leje për të zbrazur rezervuarin. Ndërsa Vishwas pretendoi se uji që kulloi nga pjesa e tejmbushur e digës, nuk ishte në përdorim.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?