Foto ilustruese

Kronikë

I premtuan një jetë më të mirë por e shfrytëzuan për prostitucion nënën e 3 vajzave, arrestohet çifti shqiptar në Itali

21 Maj 2021, 13:47| Përditesimi: 21 Maj 2021, 13:49

  • Share

Një çift shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës nga policia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Me herët ata janë dënuar nga gjykata për këtë vepër penale, gruaja, 55-vjeç me 5 vite burg dhe 1 mijë euro gjobë, ndërsa burri 65 vjeç, i cili është shpallur fajtor edhe për dhunë të rëndë seksuale, do të duhet të vuajë 12 vjet burg si dhe të paguajë gjobën prej 4 mijë eurosh.

Gruaja u kap në një fushë në dalje të bashkisë së Aulla. Disa orë më vonë ata mundën të arrestonin edhe burrin.

Sipas mediave italiane, me shumë mundësi ata ishin në përpjekje e sipër për tu arratisur, në mënyrë që të fshiheshin, por përpjekjet e tyre dështuan.

Historia me drejtësinë italiane, ka nisur në vitin 2009, kur një vajzë e re me origjinë shqiptare ka denoncuar çiftin shqiptar në polici.

Në atë periudhë e reja shqiptare sapo kishte mbërritur në Sazana të Italisë, pas premtimit nga çifti për një jetë më të mirë, për të punuar si kujdestare, në mënyrë që t’i dërgonte lekë 3 vajzave të saj të vogla në Shqipëri.

Por shpresat dhe ëndrrat e saja u “thyen”, pasi çifti shqiptar detyroi atë të prostituonte në provincën e La Spezia-s.

Pas këtij denoncimi, policia nisi hetimet ku u zbulua se çifti fshihej pas këtij shfrytëzimi. Çdo gjë ishte organizuar në detaje. Madje kur të ardhurat nuk ishin të mjaftueshme, ata e rrihnin vajzën.

Vajza e re ka jetuar prej muajsh një makth, por ata tashmë janë në duart e drejtësisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?