I premtoi se do e bënte ortake të agjencisë turistike dhe i mori 270 mijë euro, gjykata lë në arrest shtëpie 51-vjeçarin

16 Janar 2021, 11:21| Përditesimi: 16 Janar 2021, 11:38

  • Share

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje me iniciale S.B. duke i premtuar se do e bënte ortake të agjencisë turistike që kishte në pronësi.

Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim.

Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetoj përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.

51-vjeçar u arrestua dy ditë më parë pasi në vitin 2017 i ka përvetësuar një vajze shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tur-Budallackat: 16/01/2021 11:59

    Sa jane shtuar budallackat Po si ka mundesi qe kane aq pare.. Edhe te pasura edhe idiote..!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?