I plasi bomba në dorë kur ishte 10 vjeç, rrëfehet poeti që incidenti i mori shikimin: Për sa kohë të jem gjallë, do krijoj

14 Mars 2022, 10:26| Përditesimi: 14 Mars 2022, 10:49

  • Share

Horizonti është i kufizuar për këtë 63-vjeçar në Lezhë, por ai e konsideron veten i barabartë me të gjithë.

Frrok Gjikolaj humbi shikimin në moshën 10-vjeçare, pas shpërthimi të një bombe në duar të cilën e gjeti rastësisht në rrugë, por asnjëherë nuk u dorëzua. Ai arriti të shkollohet dhe aktualisht është mësues psikolog e në të njëjtën kohë i apasionuar pas lartësisë.

"Jo vetëm ka lexuar shumë, por sot është pjesë e artistëve shqiptar, duke nxjerrë në botim plot 6 libra në prozë dhe në vargje. Dashuria për krijimtarinë artistike e ka bërë që të sfidojë vështirësitë", thotë Gjikolaj.

Pak ditë kanë dalë në botim dy librat e fundit të 63-vjeçarit Frrok Gjikolaj, novela "Të dua një dritë" dhe libri me poezi "Sa paqes i ngjak".

“Për sa i përket librave të fundit, është një novelë dhe një libër me poezi”, tregoi shkrimtari, Frrok Gjikolaj.

Frymëzimin për krijimtarinë e ka në çdo kohë, duke e regjistruar në diktofon e më pas me ndihmen e të tjerëve i hedh në kompjuter.

“Në çdo kohë që vjen frymëzimi, zakonisht mëngjeseve shkruaj, në të vërtetë regjistroj në diktofon mendimet e mia. Pastaj i përpunoj shumë e shumë herë, derisa i shkruaj në letër”, tha shkrimtari.

Frrok Gjokolaj thotë se krijimtaria artistike do të jetë e pandalshme derisa të ketë jetë.

“U bënë shumë vite dhe për sa do vazhdoj as vetë se di. Unë di që për sa të jem, krijimtaria do të jetë me mua”, tregoi ai.

Frrokaj Gjikolaj është i martuar dhe babai i dy fëmijëve, ndërsa pavarësisht fatkeqësisë, bashkëshortja e shkrimtarit e ka pranuar atë si shok të jetës nga dashuria dhe jo mëshira.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?