Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvani, ish-polici në 'strukturën e armatosur të PD' Pavlo Vuksani del nga Trauma, shoqërohet në Komisariatin e Elbasanit! 25 të shoqëruar, lë spitalin edhe policja e plagosur

22 Prill 2021, 12:26| Përditesimi: 22 Prill 2021, 16:31

  • Share

Ish-polici në 'strukturën e armatosur të PD' Pavlo Vuksani, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, ka dalë nga Spitali i Traumës në Tiranës. Pas plagëve të marra në pjesën e qafës, Vuksani u soll për trajtim më të specializuar te Traumat në Tiranë, ndërsa ditën e sotme ka lënë spitalin.  

Menjëherë pas daljes nga Trauma, Vuksani është shoqëruar në komisariatin e Policisë në Elbasan për t'u marrë në pyetje dhe sqaruar situatën në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur ditën e djeshme duke përgjakur fushatën elektorale dhe tensionuar situatën pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjithashtu nga Spitali i Traumës ka dalë edhe efektivja e 'Shqiponjave' e mbetur e plagosur në këmbë, Xhensila Sota, e cila ishte e pranishme në vendin e ngjarjes. Pas të shtënave të para me armë ajo ka reaguar menjëherë për të ndërhyrë, por plumbat prekën dhe të.

Nga 4 të plagosurit  në ngjarjen në Elbasan, aktualisht të shtruar ende në Spitalin e  Traumës në Tiranë ndodhet  ish-polici Emiljan Prenga, pjesë e strukturave të armatosur të PD-së, i cili ka marrë një plumb në bark dhe dhëndri i viktimës Pjerin Xhuvanit, Eltjon Bodinaku.

Deri tani janë shoqëruar 25 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjes dhe janë sekuestruar rreth 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Policia  e Elbasanit ka sekuestruar dy makinat që ishin në vend ngjarje, mes tyre dhe një makinë pa targa dhe 3 furgonët e bardhë të PD, të cilat do i nënshtrohen ekspertizës për zbardhjen e provave dhe dinamikës së ngjarjes. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë  të bizneseve që ndodhin aty në mënyrë që zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë.

Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u qëllua për vdekje me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i numrit 2 të PD-së, Gazment Bardhi. Pas ngjarjes Paplekaj është larguar duke u vetëdorëzuar më pas në Repartin e  Forcave RENEA në Tiranë dhe pranuar krimin. Në dëshminë e tij Paplekaj tha se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë sipas tij nga persona që po blinin vota.

Pak minuta pas krimit reagoi Gazmend Bardhi, duke justifikuar vrasjen e duke thënë se ndodhi pasi shtabi elektoral i Taulant Ballës po blinte vota. Nga ana tjetër, Balla është shprehur se këto janë provokime që kanë autor PD-në dhe presidentin Ilir Meta, e duke akuzuar se demokratët kanë zbarkuar në çdo cep grupe paramilitare.

1619090597_vuksani.jpeg

Pavlo Vuksani duke hyre ne komisiarat

1619090629_1619087121vuksani.jpg

Pavlo Vuksani

 

Ora 13:30
Një qytetar vendos lule dhe ndez qirinj në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani

 

Një person ka shkuar në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan, ku ka vendosur lule e ka ndezur qirinj1619091151_1619091076tttttyyyyy.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?