Eltion Merja dhe Rovena Dilo

‘I përket së shkuarës’, ish-banori i ‘Big Brother’ flet për herë të parë për ndarjen nga Rovena Dilo

18 Janar 2022, 15:32| Përditesimi: 18 Janar 2022, 15:42

  • Share

Balerini Eltion Merja, i cili la shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ spektaklin e kaluar, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga këngëtarja Rovena Dilo, me të cilën vite më parë ka pasur një histori dashurie.

Eltioni ka hezituar të flasë, ndërsa është shprehur shkurtimisht se i përket së shkuarës.

‘Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj. Aktualisht jam i lidhur’, u shpreh Eltioni në ‘Ftesë në Pesë’.

‘Kujtim i bukur?’– e pyeti moderatorja. ‘Gjithmonë kam kujtime të bukura, s’kam kujtime të shëmtuara apo të këqija në jetën time’, u përgjigj Eltion Merja.

Dyshja e njohur për publikun i dha fund lidhjes së tyre të dashurisë në vitin 2019, pas 4 vitesh lidhje dhe 1 viti bashkëjetesë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?