Foto ilustruese e Policisë në Francë

'I përkasin një gruaje dhe katër fëmijëve të saj të vegjël', gjenden 5 trupa të pajetë në një apartament në Paris

26 Dhjetor 2023, 08:52| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 08:53

  • Share

Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një apartament në Paris. Viktimat janë një grua dhe 4 fëmijët e saj të vegjël.

Prokuroria franceze ka nisur hetimet për vrasje. Në kërkim është shpallur babai i fëmijëve, një 33-vjeçari, i cli është në arrati.

Trupat e pajetë u gjetën në periferi të Parisit, në zonën e quajtur Meaux, raporton La Repubblica.

Rrethanat si ka ndodhur ngjarja nuk janë bërë të ditura. Gjithashtu edhe shkaqet janë të paqarta, teksa do të priten hetimet e autoriteteve franceze.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?