Vaçe Zela

‘I përjetshëm kujtimi i koloses së këngës e kulturës shqiptare’, Meta: Trashëgimia e Vaçe Zelës flet më shumë se çdo gjë tjetër

8 Prill 2020, 15:16| Përditesimi: 8 Prill 2020, 15:44

  • Share

Dje (7 prill) u shënua ditëlindja e ikonës së këngës shqiptare, Vaçe Zela, e cila ndërroi jetë më 6 shkurt të vitit 2014 në Bazel, pas luftës me sëmundjen.

Presidenti i  vendit Ilir Meta ka kujtuar ditëlindjen e këngëtares, e cila la pas një trashëgimi të madhe muzikore ndër breza.

Meta thekson se vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër, ndërsa ka përshëndetur qytetarët me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, që ka kënduar Vaçe Zela para shumë vitesh.

Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit. Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj! I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare!”, shkruan Meta.

Vaçe Zela ishte një këngëtare ikonë të skenës shqiptare, e nisi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetar: 08/04/2020 15:24

    O like ke harrier 7 prillin diten. Ku na pushtoje italia fashiste dhe heroin Mujo ulqinaku o like

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?