Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

I përfshirë në një konflikti me armë zjarri 4 vite më parë, arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim në Dibër

26 Janar 2023, 08:57| Përditesimi: 26 Janar 2023, 15:13

  • Share

Është arrestuar ditën e sotme në Dibër, Uillson Tançi,  45-vjeç pasi ishte i shpallur në kërkim. Tançi ka qenë i përfshirë në një konflikt të ndodhur në vitin 2019 në të cilin mbeti i plagosur me armë zjarri një person me iniciale B.D., nga 2 vëllezër.

Ky 45-vjeçar nga Bulqiza akuzohet se kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës rreth ngjarjes dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në Burg”.

Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur "Unaza e re", dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi Uillson Tançi, i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?