Foto ilustruese

I përfshirë në grup kriminal në trafikun e narkotikëve, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek

24 Janar 2021, 10:18| Përditesimi: 24 Janar 2021, 10:26

  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg Rexhep Ipekun i arrestuar pak ditë më parë si pjesë e një grupi për trafik narkotikësh.

Avokatët mbrojtës të tij, janë shprehur se do të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

"Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit" – thanë avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani.

Shtetasi turko-shqiptar, Rexhep Ipek u arrestua disa ditë më parë dhe është ekstraduar nga Bullgaria në Shqipëri. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal i goditur në vitin 2019 për trafikimin e kokainës.

3 vite hetime çoi në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së. Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor "Limit" me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë), ku ditën e sotme u arrestuan 17 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët, ndërkohë 7 janë në kërkim.

Gjykata lë në burg 21 persona të arrestuar nga nga operacioni "Limit" ndërsa për tre të tjerë Bektash Zeneli, Fejzo Dana, Agron Manka, gjykata caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Arrest me burg në mungesë u vendos dhe për Rexhep Ipek i cili ishte shpallur në kërkim. SPAK ka mbyllur hetimet për 31 të pandehurit gjatë operacionit dhe e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën Speciale anti-korrupsion.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?