Talo Çela dhe Nuredin Dumani

I penduari Nuredin Dumani rrëfen takimin e fundit me të shumëkërkuarin: Më bënë atentat për të më ekzekutuar, Talo Çela ishte në timon

1 Tetor 2022, 17:32| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 17:36

  • Share

TIRANË- Pamjet e skenës së krimit të mbetur në aksin e Papër-Cërrik më 30 mars 2022, i përkasin atentatit që Talo Cela i shumëkërkuari i drejtësisë kishte organizuar ndaj ortakut të tij në krim, Nuredin Dumanit, sot rivali dhe armiku i tij.

Pasi Dumani është përfshirë në vrasjen e vëllait të Talo Çelës në shtator 2020 ata u kthyen në armiq të përbetuar me njëri-tjetrin deri në frazën “o unë o ti”.

Këta ka deklaruar Dumani para hetuesve të SPAK teksa ka rrëfyer se nga katër persona që i kanë bërë pritë atij ai ka mundur të identifikojë Talo Celën.

“Pashë që ndaluan krismat. Kur ktheva kokën, pashë një makinë ngjyrë vishnje “E Class”, dhe pas shoferit ishin 2 persona me kallashnikov në dorë, të cilët nuk kishin zbritur por kishin dritaret hapur. Nuk i identifikova dot ata që kishin kallashnikovin, se kishin maskë. Por identifikova shumë mirë shoferin, ishte fiks ai që po kërkoja unë, Talo Çela. Duke e njohur strukturën e tij dhe mënyrën se si rrinte, jam i bindur që ishte ai”, ka thënë Dumani para hetuesve.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tahipi: 02/10/2022 02:23

    po te dale dumani nga burgu e vret ate kundershtarin e tij o lale,,,,nuk i iken kush mga shenjestra dumanit....

    Përgjigju
  • Lala: 01/10/2022 20:09

    Talo është i ujk i vjetër. Shpejt do ketë goditje të forta në Elbasan

    Përgjigju
    • @Hoxha: 01/10/2022 22:01

      Nuk besoj se është e vërtetë ajo që kemi dëgjuar. Talo është ujk i vjetër, nuk bie kollaj në prite

    • Hoxha: 01/10/2022 20:57

      Me sa kemi degjuar Talo eshte vetem nje ujk i ngordhur tani vlla

  • Jdmi: 01/10/2022 19:08

    Arrestoni gent sharren ilir lloshi (Liçja) suelin dhe kamerin kto jan kokat e elbsn

    Përgjigju
    • O shpirt spiuni: 01/10/2022 20:59

      Po direkt, kur e do?

    • Elbasan: 01/10/2022 20:32

      Aha vetem armiku po i mbyti kta fundrrina qe permene ti se te jet per shtetin aha

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?