Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini

Kreu i ‘Kushtetueses’, s’ka fitues as pas votimit të dytë! Raundi i tretë me 20 shkurt! Nëse dështon, vendosin goglat

17 Shkurt 2023, 10:57| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 12:18

  • Share

TIRANË- Goglat “do të vendosur” se kush do të jetë kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Pas raundit të parë, edhe raundi i dytë i mbajtur ditën e sotme ka dështuar. 3 kandidatet Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj kanë marrë nga 3 vota secila, pra vota të barabarta duke bërë që përzgjedhja të bëhet në raundin e tretë. Ky raund i fundit do të mbahet në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00 dhe nëse edhe në këtë rast nuk do të ketë një fitues, atëherë do të vendosë shorti.

Përbërja e Gjykatës Kushtetuese që votojnë për kreun e gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, Sonila Bejtja, Dr. Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Prof. Dr. Marjana Semini, Holta Zaçaj.

Si zgjidhet kreu i ri i Kushtetueses
Kryetari/Kryetarja i/e Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjedhjen e Kryetarit drejtohet nga gjyqtari më i vjetër në detyrë. Në rast se ka më shumë se një kandidat dhe gjatë votimit asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e parashikuar të votave, bëhet një votim i ri dhe, pas këtij, vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në përfundim të këtij votimi shpallet i zgjedhur kandidati që ka marrë shumicën e votave. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë shumicën e votave ose votat janë ndarë në mënyrë të barabartë, Kryetari caktohet me short. Procedura e zhvillimit të shortit parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Kryetari i zgjedhur njofton Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese në për tre vite pushoi së funksionuari  pasi nuk kishte anëtarë për të plotësuar kuorumin. Plotësimi i saj me nëntë anëtarë me mandat të plotë u bë pak javë më parë kur Holta Zaçaj u betua para presidentit të Republikës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ela: 17/02/2023 20:48

    Ua pse nuk eshte Edi Rama kryetar i kesaj kushtetueses???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?