I pandehur për falsifikim, Luan Daci zëvendësohet në 6 dosje te Kolegji i Apelimit

25 Korrik 2020, 10:42| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 11:29

  • Share

TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit pas vendimit për të pezulluar Luan Dacin ka hedhur në short 6 çështje të tij që janë në proces. Daci është zëvendësuar në çështjen e Donika Prelës, Roland Jaupajt, Genci Sinjarit, Regleta Panajotit, Fatmir Lushit (nga Ina Rama) dhe Dritan Pekës. Këto çështje janë në proces të cilat zhvillohen gjatë muajt korrik dhe në shtator. KPA nuk ka marrë vendim për proceset e tjera gjyqësore ku Daci është anëtarë ose kryesues.

Luan Daci u pezullua dje pasi është marrë i pandehur për falsifikim të dokumenteve. Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas. Por tashmë ai është marrë zyrtarisht i pandehur dhe bazuar te ligji në fuqi çdo prokuror apo gjyqtar që merret i pandehur pezullohet automatikisht deri në përfundim të gjyqit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denisi: 25/07/2020 14:56

    Si eshte e mundur qe Gjykata e Apelit tha qe ska veper penale, ndersa prokurori e con per gjyq? Lojen e kujt ben prokurori i spak ne kete rast??????

    Përgjigju
    • Hajt mo: 26/07/2020 16:08

      Kuptohet lojen e kujt po ben dhe po na zhgenjen vertet shuuume ky SPAK.

  • Gazetari: 25/07/2020 11:21

    Tani fitoi krimi i organizuar. Me largimin e ketij do kalojne te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar.

    Përgjigju
  • Gazetari: 25/07/2020 11:20

    Prandaj u be e gjithe kjo, qe te kalonte Donika Prela me mafien nderkombetare te Durresit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?