I ofruan para policëve për t’i shpëtuar gjobës, vihen nën hetim dy shoferë në Tiranë

23 Gusht 2023, 11:34| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 11:50

  • Share

Dy shoferë janë vënë nën hetim, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët i ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjatë kontrolleve në rrugët e Tiranës, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në rrugën “Teg-Sauk”, automjetin me drejtues F. ZH., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Ndërsa në rrugën “Ferit Xhajko” automjetin me drejtues S. F., 37 vjeç, u ndalua për mos vendosje të  rripit të sigurimit.

Me qëllim shmangien e gjobave për shkeljet respektive, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.

Për pasojë për të dy shoferët u vunë nën hetim, për korrupsion aktiv.

Sakaq, ka shkuar në 74 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.   

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?