I ofruan 5000 euro për një pëllumb, Soni Arapi nuk tundohet nga shifra e kripur: Mbaj 50 në shtëpi, por pasioni nuk blihet me para

22 Shkurt, 13:53| Përditesimi: 22 Shkurt, 13:56

  • Share

Fluturojnë çdo ditë me kilometra të tërë, por nuk e harrojnë asnjëherë personin që i ka shtrirë dorën. Pëllumbat, janë shpendët më inteligjentë, simboli i paqes dhe pika e dobët për Soni Arapin.

32 vjeçari nga fshati Ngurrëz e Vogël në Lushnje i dedikon rreth 3 orë në ditë stërvitjes së tyre dhe duket se asnjë shifër e kripur nuk e tundon që t’i shesë.

3 prej tyre spikatin për emrat e veçantë. Tyson, Cunami dhe Tornado janë shumë të lidhur me të dhe e ndjekin kudo që shkon.

“Aktualisht kam rreth 50 pëllumba, kam arritur t’i bëj edhe 100.

 2-3 orë në ditë i bëj stërvitje që të arrij rezultatet që duhen, që ata të ndihen mirë me mua dhe unë të kënaqem bashkë me ta. T’i tregtoj apo t’i shes nuk e kam menduar edhe pse më kanë ofruar çmime të ndryshme.

Synimi im është të vazhdoj punën me ta dhe të arrij gjëra sa më të bukura. Çmimi më i madh që më kanë ofruar për një pëllumb ka arritur deri në 5000 euro”, tregon Soni për emisionin “Një nga ne”, por mesa duket pasioni nuk blihet me para.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jzk: 22/02/2024 14:06

    haha cop mishi 5k duke trajnuar te rinje meqe paske eksperienc 50k nmuaj i nxierr ,tu nejt me plluma tpaskan ik pllumat me verte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?