Dokumentet e shoferit

I ofroi para policit për t’i shpëtuar gjobës për xhamat e zinj, arrestohet shoferi në Tiranë

4 Gusht 2023, 10:16| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 10:23

  • Share

Një shofer është vënë në pranga, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, i cili e ndaloi për xhamat e zinj.

Gjatë kontrolleve në rrugët e Tiranës, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Rrugën e Kosovarëve, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues E. K.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, shoferi në fjalë, për t’i shpëtuar gjobës, i ka ofruar para policit por ky i fundit nuk i ka pranuar.

Sakaq, ka shkuar në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.  

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I ka dha pak: 04/08/2023 10:22

    Është ofendu polici

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?