Foto ilustruese

I nxehti përvëlues, sot dita me temperaturat më të larta! Qarqet ku termometri do të jetë mbi 40 gradë Celcius

25 Korrik 2023, 07:12| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 10:47

  • Share

Sot vendi ynë do të jetë nën pushtetin e një të nxehti ekstrem. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë në 45 gradë celcius, ndërsa gjysma e vendit do të përballet me një valë ekstreme të të nxehtit ku zonat më të prekura do të jetë mes Lushnjës, Beratit e Fierit.

Durrësi, Tirana, Elbasani, Berati, Fier, Gjirokastër janë qarqet ku temperaturat do të jenë mbi 40 gradë. 

Në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë Celcius.

Mjekët apelojnë të bëjnë kujdes dhe të evitohen daljet në oraret e pikut: 12:00 - 17:00, sidomos fëmijët dhe moshat e treta dhe hidratimin me ujë e lëngje.

Ndërkohë nga nesër pritet të kemi  një ulje me temperaturave deri me 10 gradë Celcius.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?