Qendër ambulance në qendër të Tiranës

I nxehti përvëlues shton fluksin në urgjenca, 290 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore

26 Korrik 2023, 15:08| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 15:13

  • Share

Temperaturat rekord të javës së fundit kanë shtuar fluksin në urgjenca. SIpas Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Shërbimin e Urgjencave Polivalente janë paraqitur për ndihmë mjekësore deri në 290 persona në ditë.

 “Mesatarisht çdo ditë janë paraqitur rreth 10-15 raste që lidhen me këto kushte, por nuk janë goditje nga dielli”, sqaron QSUT, që sqaron se këto raste nuk kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Tirana ka shënuar një rekord të ri sa i takon temperaturave maksimale që janë regjistruar deri tani. Ditën e djeshme, 25 korrik 2023, Instituti i Gjeoshkencave ka shënuar temperaturën rekord për kryeqytetin: 42.1 gradë Celcius.

Ndërkohë dje Kuçova ka regjistruar temperaturën absolute më të lartë. 44 gradë. Ndërkohë në Fier është shënuar temperatura 43 gradë Celcius

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?