I nxehti ekstrem, nesër pritet të regjistrohet rekordi në 45 gradë celcius, ja kush do jenë qytetet më të nxehta në vend

24 Korrik 2023, 12:23| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 14:13

  • Share

Nesër vendi ynë do të jetë nën pushtetin e një të nxehti ekstrem. Temperaturat maksimale pritet të shkojnë në 45 gradë celcius, ndërsa gjysma e vendit do të përballet me një valë ekstreme të të nxehtit ku zonat më të prekura do të jetë mes Lushnjës, Beratit e Fierit.

E ftuar në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV, Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM thotë se ditën e nesërme termometri do të shënojë temperatura tepër ë larta, të cilat do të vazhdojnë përgjatë gjithë javës.

“Presim që gjatë ditës së nesërme të arrijmë temperaturat e niveleve maksimale, në vendet e ulëta temperaturat do të arrijnë deri në 45 gradë celcius. Do të jetë java më e nxehtë e këtij sezoni dhe këto temperatura do të vazhdojnë edhe ditën e mërkurë, ndërsa të enjten pritet një zbritje e tyre. Janë temperatura shqetësuese pasi gjysma e vendit do të jenë në temperaturat mbi 40 gradë Celcius dhe duke qenë se vijmë nga dy javë të nxehta, kjo rrit problematikën e pasojave nga temperaturat. Nesër pritet të regjistrohet rekordi në 45 gradë celcius, zona më e nxehtë do të jetë mes Lushnjës, Beratit e Fierit. Në Lushnje temperaturat pritet të  shkojë 44. 6 gradë. Gjithashtu dhe nata sot dhe mëngjesi nesër do të jetë me temperatura shumë të larta. Nesër në Tiranë temperatura minimale pritet të shkojë në 26 gradë ndërsa maksimal 43 gradë celcius”, tha Gjoni

Specialistja e IGJEUM bën apel për kujdes nga zjarret, pasi në të gjithë vendin qarqet do të jenë në rrezik për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës që ka ‘pushtuar’ vendin.

“Problematika që vjen nga këto temperatura ekstreme lidhen me zjarret, pasi nesër pritet që e gjithë Republika e Shqipërisë pritet të jetë në nivelin e lartë të rrezikut nga zjarret, për shkak të temperaturave të larta të kombinuara me faktorin erë, pasi të martën pritet erë mesatare deri e fortë. Të gjitha qarqet janë të rrezikuara nga zjarret dhe kjo vjen për shkak të temperaturave tepër të larta dhe për shkak të thatësirës ekstreme”, tha specialistja.

Sa i takon gushtit, në raport me t6emperaturate korrikut priten nivele me të ulëta dhe normale për këtë muaj, duke lënë pas valën ekstreme dhe shqetësuese të të nxehtit.

“Në gusht, pas datës 3 dhe 4 priten ngritje e temperaturave, ku di të shoqërojnë dy javë shumë të nxehta por në nivelin e gushtit, pra nuk do të shënohen temperatura shqetësuese”, tha Gjoni.

Ora 14:00
Keni planifikuar pushimet në muajin gusht? Specialistja: S’ka shenja për periudha ekstreme të të nxehtit

 

Teksa e gjithë bota po përjeton valën ekstreme të të nxehtit edhe në Shqipëri janë shënuar  temperatura rekord, duke shkaktuar vatra zjarri dhe probleme shëndetësore tek qytetarët.

Sa i takon gushtit, në raport me temperaturat e korrikut, priten nivele me të ulëta dhe normale për këtë muaj, duke lënë pas valën ekstreme dhe shqetësuese të të nxehtit.

Sipas specialistes së IGJEUM-t, gushti do të shoqërohet nga disa ditë të nxehta por që janë normale dhe jo shqetësuese për qytetarët.

“Në gusht nuk pritet të ketë shi por do të këtë ulje të temperaturave, të cilat do të fillojnë që nga dita e enjte dhe kjo do të vazhdojë deri në datën 2 dhe 3 gusht, pra pritet një qetësim i temperaturave maksimale dhe ngritje sërish në gusht, ku do të shoqërohemi nga disa ditë të nxehta, ndonëse nuk presim të shkojmë në këto nivele siç jemi apo siç përjetuam gjatë korrikut, por do të ketë ditë të nxehta”, tha specialistja e IGJEUM-t.

Për të gjithë ata që kanë planifikuar të bëjnë pushimet në gusht, dy javët e para janë më të favorshmet, sidomos për ata që preferojnë bregdetin dhe plazhin. Ndërsa për të gjithë ata që preferojnë malin dhe alpet, në fund të muajit gusht pritet ulje e temperaturave.

“Korriku historikisht ka qenë më i nxehtë se muaji gusht, përgjatë viteve ka pasur vetëm disa ditë kur gushti ka kaluar korrikun me 0.1 apo 0,2 gradë celcius, por përsëri korriku mbetet muaji më i nxehtë. Në gusht, pas datës 3 dhe 4 që presim ngritjen e temperaturave, do të jenë dy javë shumë të nxehta dhe pastaj në javën e fundit presim ulje të temperaturave, por ajo që vlen të theksohet është se nuk do të ketë temperatura ekstreme si në korrik, pra do të jenë temperatura normale për gushtin”, u shpreh specialistja”, tha specialistja.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?