Foto ilustruese

Kronikë

I nxehti afrikan ndikon edhe në Shqipëri, pritet mot i nxehtë! Parashikimi për sot

22 Qershor 2021, 07:25| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 07:29

  • Share

I nxehti afrikan që ka përfshirë prej ditësh rajonin e ballkanit do të diktojë edhe në Republikën e Shqipërisë mot të kthjellët por të nxehtë, sipas meteoalb. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës në vendin tonë edhe pse mbrëmja sjellë kalime vranësirash në zonat Verilindore dhe Juglindore, sërisht nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Europa Qëndrore, Ishujt Britanikë dhe Vendet Nordike vijojnë me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë shtrëngata shiu dhe stuhi ere. NDERSA masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë mot të kthjellët në Europën Lindore dhe gjithë Rajonin e Mesdheut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?