Kronikë

I nxehti afrikan, sot temperatura ekstrem, termometri pritet të shënojë 42°C

28 Korrik 2021, 07:33| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 08:24

  • Share

I nxehti afrikan do të diktoj mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesi e ditës së nesërme, ndërsa vranësirat e lehta do shfaqen në intervale të shkurtra kohore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 42°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?