Foto ilustruese

Kronikë

I nxehti afrikan, temperatura 'përvëluese' edhe ditën e sotme, arrijnë deri në 41°C

25 Qershor 2021, 07:14| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 07:22

  • Share

Masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë, sipas MeteoAlb.

Parashikohet që pasditja të jetë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit por ulen lehtë vlerat e mesditës  duke luhatur ekstremumet ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?