Ministri Mete priti sot në një takim zyrtar David Wisner

I ngarkuari me punë i SHBA-së takon ministrin Mete: Marrëveshje e re me qeverinë shqiptare për projekte të reja

24 Janar, 13:27| Përditesimi: 24 Janar, 13:33

  • Share

Tirane- Ministri i Financave, Ervin Mete, priti sot në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner.

Në takim u diskutua mbi mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Ministri Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për zbatimin e reformave të rëndësishme për vendin dhe se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë' thuhet në njoftimin për medien.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe si aleatë në NATO.

Në këtë drejtim, i Ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, z. Wisner shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, e cila në buxhetin e vitit 2024 për sektorin e mbrojtjes arriti për herë të parë 2% të GDP-së si angazhim ndaj NATO-s. Gjithashtu, rikonfirmoi vijimin e mbështetjes së SHBA-ve për Shqipërinë përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet një marrëveshje e re me Qeverinë Shqiptare për një sërë projektesh, informoi zyra e shtypit e ministrisë së Financave. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?