David Wisner dhe Yuri Kim

Yuri Kim pret në Uashington të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, në fokus partneriteti SHBA-Shqipëri

17 Gusht 2023, 17:19| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 19:02

  • Share

UASHINGTON- I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner ka zhvilluar një takim me Uashington me Yuri Kim, e cila mban postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.

Ky takim i Wisner është zhvilluar para se ai të marrë detyrën në vendin tonë, ndërsa është këshilluar nga ish-ambasadorja Kim, e cila ka shërbyer në vendin tonë.

Takimi me Winser dhe Kim është ndarë nga ambasada e SHBA në Tiranë, ndërsa është diskutuar për detyrën e tij të re dhe partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

“I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasada.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?