I mungoi dashuria e prindërve, e reja rrëfen në ’Pa Gjurmë’ jetën mes një nëne dhe dy baballarëve

30 Shtator 2020, 17:12| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 18:40

  • Share

’Dashuria e nënës është dashuria e nënës. Kam dëgjuar shumë hitsori në këtë studio dhe e di që mund të ketë dhe refuzime. Unë nuk kërkoj asgjë nga ajo. Vetëm ta di kush është. Ta ndiej dashurinë e saj, se për 36 vite nuk kam ndjerë asnjë dashuri. Kur ndiej dashurinë ndaj vajzës sime sot, them si më ka lënë ajo nënë. Por prapë nuk e gjykoj. Shpresoj që ta gjej’, -rrëfen 36-vjecarja

Dolorez u lind më 10 qershor të vitit 1984, në moshën 2-vjecare dhe u mor nga shtëpia e fëmijës Shkodër, për t’u birësuar nga cifti Kudret dhe Arshi Kumbulla, me banim në Tiranë. 2 vite jetoi me babin birësues, pasi cifti u ndanë dhe vajza e vogël qëndroi me nënën, e cila u martua sërish. Nënë e bij shpërngulen në Ohër në vitin 1991, atje ku nuk pati kurrë një marrëdhënie të mirë mes tyre. Njerku e keqtrajtonte, ndërsa vajza që po rritej konfliktohej gjithnjë e më shumë me nënën, e cila nuk e besonte.

 ‘Fëmijëria ime nuk ka qenë aq e lehtë. Nëna birësuese u divorcua nga babai dhe u martua në Ohër. Unë qëndrova me nënën dhe ajo u martua me një shtetas maqedonas. Ai më ka trajtuar shumë keq, më ka dhunuar fizikisht. Kjo ishte arsyeja që kisha konflikte dhe me nënën. Sepse sado që unë i tregoja ajo nuk më besonte. Prapë i kërkoj ndjesë nënës birësuese. Thjeshtë dua të gjej prindërit biologjik. Nëna birësuese më ka thënë bëj cfarë të duash’,- rrëfen 36-vjecarja

I ka munguar gjithnjë dashuria e prindërve, pasi nëna u nda nga babai birësues dhe vajza u rrit me një tjetër baba.Mungesa e ngrohtësisë prindërore është arsye e fortë, në kërkim të dashurisë së vërtetë, asaj të nënës biologjike. 36-vjecarja rrëfen në studio si e mësoi të vërtetën e birësimit.

’Unë e mora vesh nga një bisedë e mamit me tezen. Nëna i thoshte tezes se nuk më duronte dot dhe tezja i thoshtë pse more. Dhe në atë moment kur e mbylli telefoni ajo e mohoi. Megjithate, unë kam të drejtë ta di. Tani ma ka pohuar që jam e birësuar. Ajo më është pergjigjur me gjakftohtësi. Nuk më tregon asgjë dhe më përgjigjet ashpër. Unë i kërkoj prapë ndjesë, se ajo më ka rritur 36 vite se unë nuk e kam ndjerë atë ngrohtësi. Kjo më shtyn ta kërkoj nënën biologjike. Babai birësues më ka dashur shumë, por ai është ndarë nga jeta. Kur më kanë marrë në shtëpinë e fëmijës Shkodër, unë quhesha Alma’,-rrëfen Dolorez Kumbulla

Dolorez bie nga shiu në breshër, ditën kur u martua në vitin 2016 në Gostivar, me një bashkëshort që ushtroi dhunë ndaj saj, që në muajt e parë të lidhjes, jo vetëm edhe kur ajo ishte shtatzanë me vajzën. Dhuna fizike dhe psikologjike, në 3 vite bashkëjetesë, deri kur vendosi t’i jepte fund.

‘Njerku më detyroi të martohesha pa dëshirën time, kur isha 30 vjece. U largova nga shtëpia e nënës dhe shkova në shtëpinë e burrit. Kur u martova nuk e dija që bashkëshorti kishte probleme të shëndetit mendor.Në moshën 31-vjecare linda vajzën, e cila sot është 4 vjece. Durova tre vite dhunë.Ai më rrohte edhe në sy të fëmijës.Kur u ndamë ma mori vajzën. Ai është martuar me një tjetër dhe vajza qëndron me gjyshen e saj. Po bëj maksimumin që të marr vajzën’,-përfundon rrëfimin e saj 36-vjecarja.

VIDEO/Emisioni i plote

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?