Përkujtohet tragjedia e Shtiqenit ku vdiqën 8 persona/ I moshuari në Kukës për ortekun e 39 viteve më parë: Ikëm për 2 muaj, s’kishte siguri

13 Janar, 20:37| Përditesimi: 13 Janar, 21:04

  • Share

Dëbora mbi Gjallicë sjell kujtime të hidhura për banorët e fshatit Shtiqen. Këtu e 39 vite më parë, më 12 janar të vitit 1985 një ortek i fuqishëm u mori jetën 8 banorëve, plagosi dhjetëra të tjerë e rrafshoi dhjetëra shtëpi. 70-vjecari Muharrem Hajdari, i cili asokohe ishte 28 vjeç rrëfen përjetimet e asaj dite.

“Orteku i Gjanicës ka ardhur nga atje dhe ka kapur këto shtëpitë këtu. Shtëpiat e Cenëve. I ka shkatëruar totalisht. Edhe shtëpiat e Nikicëve. Deri në një lagje tjetër. Më shumë se gjysmën e fshatit e ka kapur. Njerëzit kanë ikur. Pati 8 viktima”, tha Muharrem Hajdari.

Shkatërrimi i rreth 65 shtëpive nga orteku la në qiell të hapur qindra banorë, derisa u ndërtua fshati i ri 3 km larg dhe që mori emrin e malit të Gjallicës.

“Kanë qenë rreth 5 mijë banore në gjithë fshatin, ndërsa 3 mijë e 300 banorë u shpërngulën. Për dy muaj nuk patën ardhur atëherë. Nuk kishte garanci për jetën”, tha Hajderi.

Sot në Shtiqen është një realitet tjetër. Prej vitesh nuk mban më dimër i ashpër si dikur. Mali i Gjallicës tani ka pak bore. Fshati është zgjeruar me ndërtime të reja të emigrantëve dhe është cilësuar si një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?