I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes me COVID, Tirja kërkon lirinë në Apel: Kam qenë e prekur, s'e di a jam negativizuar! Rrezikoj të infektoj të tjerët në qeli

19 Janar 2021, 13:31| Përditesimi: 19 Janar 2021, 15:53

  • Share

TIRANË- Pas pesë ditësh qëndrim në qeli, ish-sanitarja e spitalit COVID-2 ,Tire Alldërvishi kërkon lirinë. Report Tv ka siguruar kërkesën e paraqitur në Apel nga Alldërvishi e cila thotë se mbajtja e saj në burg mund t'i rrezikoj jetën të tjerëve pasi ka qenë vetë e infektuar me COVID dhe nuk e di nëse është nëgativizuar.

“Unë kam qenë e infektuar me COVID dhe e shtruar në sanatorium, ende s’kam marrë përgjigjen e tamponit të negativizimit dhe nuk e di nëse jam shëruar”, thuhet në kërkesë.

Me këtë argument Tire Alldërvishi  ka kërkuar heqjen e arrestit të caktuar më datë 14 janar nga gjyqtarja Rexhina Merlika në dhomën penale të gjykatës së Tiranës.

Një tjetër argument i përdorur nga mbrojtja e Alldërvishit është edhe regjistrimi i saj nga emisioni investigativ, e sipas tyre ato filmime të përdorura për procedimin penal janë të jashtëligjshme.

Për këtë çështje, prokuroria e Tiranës ka hapur një hetim dhe ka sekuestruar regjistrat e hyrje daljeve në COVID- 2, pamjet filmike dhe ka marrë në pyetje disa nga personat që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

Pak ditë më parë, Alldërvishi u denoncua nga vajza e një pacienteje që ndërroi jetë në COVID- 2, për të cilën Tirja kishte kërkuar para në ditë të ndryshme në afro 800 mijë lekë, me argumentin se kujdesej për shëndetin e nënës së saj.

Ndërsa në përgjimet telefonikë Tirja i drejtohej vajzës duke i thënë “mund të gjesh edhe dikë që të shërben më lirë, s’më mbetet hatri”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/01/2021 23:51

    Sigurisht qe rrezikon te infektosh te tjeret,por jo me virusin e Covidit,por me virusin e korrupsionit e shantazhit.Aty te kalbesh e te vuash ,sic vuajti kushdo qe i zhvate para e si dhe' sherbim!Kjo do qe t'i nxjerre te paligjshme dhe xhirimet,por duhet ta dije se edhe po ia arriti,nuk ka per te fituar 100%,se grykesia e saj ishte aq e madhe ,sa qe la mesazhe e telefonata,qe s'ka gjykate ne bote, qe t'i quaje te paligjshme.Ato vlejne me shume se xhirimet.

    Përgjigju
  • lajla: 19/01/2021 22:43

    Vdeksh ne burg moj plehre grua...

    Përgjigju
  • dulja: 19/01/2021 14:20

    ja dhe plerat qe nuke kane te mbaruare ne vendin tone te vrafte Zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?