I mori 5 mijë euro familjes për ekstradimin e një personi nga Italia, SPAK dërgon për gjykim avokatin Lavdosh Shehu

5 Prill 2022, 16:09| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 18:44

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas përfundimit të hetimeve, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimin penal për avokatin Lavdosh Shehu dhe Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas SPAK, Lavdosh Shehu, me profesion avokat akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, ndërsa Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Nga hetimet rezultoi e provuar se shtetasi Lavdosh Shehu, i ka kërkuar familjes së shtetasit F.H., një shumë prej 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro, duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e transferimit të shtetasit F.H. nga shteti italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Këtë ndikim në funksionarët e Ministrisë së Drejtësisë, shtetasi Lavdosh Shehu, do ta realizonte në bashkëpunim Hamza Tolën, punonjës shërbimi në këtë ministri.

Në vijim,  Lavdosh Shehu ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. vetëm një shumë prej 5 000 (pesë mijë) euro. Hetimet e kësaj ngjarje, janë bërë të mundur, falë edhe ndihmës të dhënë nga një emision investigativ televiziv.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?