I mori 4200 euro për të ndjekur 2 gjyqe për pronat dhe divorcin, arrestohet avokati 51-vjeçar në Elbasan! Nuk kreu detyrimet ligjore

25 Maj 2023, 09:37| Përditesimi: 25 Maj 2023, 10:14

  • Share

Një 51-vjeçar me profesion avokat është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi mashtroi një kliente, i mori shumën e parave dhe nuk kreu detyrimet ligjore.

Avokati i identifikuar si Gëzim Kovaçi, i mori klientes shumën 4200 euro për të ndjekur dy çështje ligjore.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë Gëzim Kovaçi, për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

1685002463_d8f2b75bd6174cd0aedcfd471dbbd3fd.jpg

 

Avokati Gezim Kovaçi
 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?