Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

I mori 30 mijë € vrasësit, KLGJ shkarkon gjyqtarin Shkëlqim Miri, i dënuar për korrupsion

27 Tetor 2020, 16:57| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 17:03

  • Share

Pavarësisht se kishte dhënë dorëheqjen si gjyqtar, KLGJ ka vendosur sot shkarkimin e Shkëlqim Mirit, gjyqtari i dënuar për korrupsion.

Vendimi i KLGJ-së për Shkëlqim Mirin pas kërkesës së ILD-së për nxjerrjen nga sistemi i drejtësisë.

Shkëlqim Miri, gjyqtari i shumë përfolur pasi me vendimin e tij bëri të mundur që të lihej i lirë i dënuari për vrasje, Gentian Doda, kundrejt ryshfetit prej 30 mijë euro.

Shkëlqim Miri u dënua për korrupsion me 2 vite e 8 muaj burg, ndërkohë iu kthyen edhe rreth 300 mijë euro që iu gjetën në banesë në momentin e arrestimit në nëntorin 2019.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?