Komisariati nr.6 në Tiranë

Kronikë

I mori 2 mijë euro ryshfet qytetarit për ta lejuar të ndërtojë pa leje, lihet në burg inspektori i policisë kriminale në Tiranë! Dosja i kalon SPAK

27 Gusht 2021, 11:42| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 11:49

  • Share

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Lefzat Veselit, efektivit të Kom. nr. 6, i akuzuar për "korrupsion" dhe "shpërdorim detyre". 

Veseli dyshohet se ka marrë 2 mijë euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të lejimit të një ndërtimi pa leje. Në të njëjtën seancë, gjykata vendosi të kalojë për kompetencë në SPAK dosjen.

Levzat Veselaj, 47 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, u ndalua nga SHCCBA pas kallëzimit të një personi.

Pas hetimeve rezultoi se Veselaj, gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kërkuar dhe marrë shuma parash, në këmbim të premtimit për të të lejuar ndërtime pa leje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?