Foto ilustruese

I mituri në Korçë plagoset me thikë gjatë një konflikti, përfundon në spital

4 Gusht 2022, 22:10| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 22:40

  • Share

Një 17-vjeçar në Korçë u plagos me thikë gjatë një konflikti, duke përfunduar në spital.

Konflikti mes të rinjve ka ndodhur në afërsi të stadiumit te Korçës.

17-vjeçari u dërgua në Spitalin e Korçës rreth orës 21:10, dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ku të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me grushta, e më pas janë goditur edhe me thikë.

Thika ka kapur në pjesën e shpatullës së 17-vjeçarit.

Policia po heton rastin, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së të plagosurit dhe identifikimi i autorit, i cili është në arrati.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?