Foto ilustruese

Kronikë

Mashtronin qytetarët duke i premtuar vizë pune në Britani, arrestohet 39-vjeçarja! Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e saj

7 Prill 2021, 17:29| Përditesimi: 7 Prill 2021, 17:33

  • Share

Një 39-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, pasi akuzohen për mashtrim.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 39-vjeçarja me inicialet E. T., banuese në Fier, në bashkëpunim me dy personat e shpallur në kërkim, mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu ata premtonin edhe pajisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?