I merrnin para pronarit të një furre buke, arrestohen 2 punonjësit e OSHEE-së në Tiranë

23 Janar, 11:50| Përditesimi: 23 Janar, 16:51

  • Share

Policia e Tiranës arrestoi 2 punonjës të OSHEE-së për korrupsion, pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” se i kanë marrë shuma të ndryshme parash, një qytetari me qëllim rimbursimin e energjisë elektrike dhe ndryshimin e tarifimit për subjektin e tij furrë buke

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që shfaqen në video.       

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. P., 54 vjeç dhe R. K., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 500 000 lekë dhe 3 celularë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon emisionin investigativ "Fiks Fare", mediat dhe qytetarët, që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.’-njofton policia.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ha ha ha: 24/01/2024 12:37

    hahhaha po kjo skeme ka 10 vite, tani e moret vesh ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?