Kudret Kokoshi dhe poezia

I mbijetuari i kampeve naziste që u burgos 20 vite nga komunistët, poezia e shkruar nga Kudret Kokoshi

21 Dhjetor 2022, 07:15| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 14:40

  • Share

Në  vitin 1944 Kudret Kokoshi, jurist vlonjat i angazhuar në forcat e Ballit Kombëtar ishte arrestuar në Kosovë nga gjermanët dhe ishte mbajtur fillimisht në kampin e Prishtinës e më tej në kampet e vdekjes në kufirin austrohungarez. Në një interviste dhënë shkrimtarit dhe poetit Visar Zhiti ne vitin 1991 pak kohë para se të ndërronte jetë Kudret Kokoshi kishte treguar edhe për përjetimet e tij në kampet naziste dhe se si kishte arritur të dilte i gjallë prej andej.

"... Në pyjet e Austrisë kam punuar si rob, por një mjek gjerman ma shpëtoi jetën. Duke qenë ai mik i Krist Malokut, me nderonte dhe mua per poezitë që kisha botuar revistave e shkrimet e mia për Lasgushin. Vjen ushtria ruse dhe unë operohem nga konxhelamenti i këmbës...."

Në librin e tij poetik, "Dridhmë jete" botuar pas vdekjes, gjejmě dy poezi që ai i ka krijuar në atë kamp të tmerrshëm nazist, ku po veçojmë poezinë Vjena:

Oh, kjo ësht' Vjena, që ëndërova prore,

Vjena plot jetë e gaz, ku tingëlloi

e Strauss-it' harmonia?

Jo, kjo s'ësht' Vjena e netëve gazmore, Vjena e Schubert-it, që gjithnjë lëmoi ëmbël ndjesit' e mia!

T'urrej dhe të mallkoj, fatal qytet

Ku dergjen n'mjerim turmat njerzore,

Ku s'ka më këngë e jetë

Ti nuk je Vjena, por Xhehnemi vet

Ku skllevër, ne jetojm' një jet' mizore, Një jetë që s'ësht' jetë.

Vjenë 1944, në fushën e përqëndrimit

Në fund të kësaj poezie Kudret Kokoshi na ka lënë edhe këtë shënim:

"Më 1944 qyteti i Vjenës kish gati 2 milion të internuar dhe robër lufte, të keq të ushqyer me 250 gramë buke në 24 orë, të veshur me lecka dhe të munduar në punë, për 10-12 orë në ditë, vuanin aq, sa fjala dhe penda nuk mund ta përshkruajnë..."

Ndiqni historinë e plotë të Kudret Kokoshit  më emisionin "Dosja K".

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?