Marli, ministrja e Shëndetësisë Ogerta manastirliu, gruaja e Marlit dhe vogëlushja e tyre

Politikë

I mbijetoi tërmetit të 26 nëntorit, Manastirliu publikon foton me të riun nga Durrësi: Pas rikuperimit shëndetësor, Marli është gëzuar me një vajzë

27 Mars 2021, 10:41| Përditesimi: 27 Mars 2021, 10:46

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është ritakuar me Marlin, një prej të mbijetuarve të tërmetit të 26 nëntorit, i cili për javë të tëra ishte në gjendje koma.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se fal kujdesit në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i është mundësuar në Spitalin e Barit, i riu nga Durrësi shpëtoi.

“Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur.”, shkruan ministrja në fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?