Arrestimi i të akuzuarve në Dibër

I mbanin në stalla më pas i shisnin, arrestohen 4 persona në Dibër, kontrabandonin bagëti nga Maqedonia e Veriut

15 Nëntor 2022, 16:13| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 16:16

  • Share

Policia e Dibrës ka arrestuar katër persona të cilët janë kapur në flagrancë duke kontrabanduar bagëti nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në pranga ranë shtetasit, D. E., 30 vjeç, A. D., 34 vjeç, B. Z., 27 vjeç dhe N. Z., 34 vjeç, të gjihtë banues në Dibër. Është sekuestruar një furgon dhe 64 krerë bagëti të pamatrikulluara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë e imëta dhe të trasha, në Maqedoninë e Veriut, i kalonin ato në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Bllatë, i mbanin fillimisht në stallat e tyre dhe më pas i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. 

Sipas njoftimit të policisë, janë dokumentuar 5 raste të kontrabandimit të bagëtive nga këta shtetas.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë",  "Fshehja e të ardhurave" dhe "Transportimi, tregëtimi i mallrave që janë kontrabandë" , të kryera në bashkëpunim”-thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?