Pas sherrit në lokal, 42-vjeçari i dehur vuri maskë dhe lëvizte me 'Porsche' pa targa në Vlorë! Nuk i ndaloi patrullës së policisë, u kap pas 15 minutash ndjekje (VIDEO)

9 Nëntor 2022, 06:54| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 14:48

  • Share

Hasan Hasanaj, një 42-vjeçar është arrestuar gjatë mesnatës në Vlorë në lagjen “Partizani”, pas disa minutave ndjekje nga efektivët e ‘Shqiponjave’.

Mësohet se efektivët i dhanë urdhër që të ndalonte pasi Hasanaj ishte duke lëvizur me një mjet tip “Porsche”, ngjyrë blu e pa targa, por 42-vjeçari nuk iu bind. Ai u largua me shpejtësi drejt lagjes “Isa Boletini” madje duke kryer manovra të rrezikshme me makinën luksoze duke rrezikuar efektivët.

Pas 15 minutave ndjekje të shoferit, i cili gjatë kësaj kohe mbante dhe maskë në fytyrë, u arrit të kapej në një rrugë dytësore të qytetit.

Mësohet se 42-vjeçari ishte në gjendje të dehur, dhe kishte hematoma në fytyrë. Ai mësohet të ketë thënë para efektivëve se ishte konfliktuar me disa persona në një lokal dhe se për këtë arsye kishte vënë maskë dhe kishte hequr targat e mjetit.  

Gjatë kontrollit të makinës u gjet një maskë, 1 thikë dhe 2 targa mjetesh, ndërsa gjatë testit të alkoolit rezultoi se ai ishte i dehur në masën 1.410 mgl. Për shkak të lëndimeve të marra, Hasanaj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

1667977211_WATERMARKREPORTtv.00280321.Still011.jpg

1667977225_WATERMARKREPORTtv.00274801.Still010.jpg

Targa dhe maska

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bexheti: 09/11/2022 07:50

    Nese ke makine porshe pa targa, ecen me shpejtesi dhe je i dehur nuk vete ne burg por ne spital.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?