VIDEO+EMRI / I maskuar dhe i armatosur, hyri në një market dhe kanosi me armë shitësin për t'i marrë paratë! Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Durrës

11 Gusht 2023, 10:22| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 13:45

  • Share

I maskuar për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe i armatosur për të kanosur shitësin e dyqanit, një grabitës 20-vjeçar hyri mbrëmë gjatë natës, në një market në Durrës, me qëllim vjedhjen e parave në kasë.

Grabitësi i identifikuar, Kristjan Prenga, u arrestua në flagrancë brenda marketit, ku tentoi të vidhte paratë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, në një market në lagjen nr.13 në Durrës, gjatë kohës që shitësi ishte ende në shërbim.

Video e siguruar nga shërbimet e policisë, tregon momentin kur Kristjan Prenga, me armë në dorë fuetet në market dhe i drejtohet shitësit duke i kërkuar që t’i nxjerrë paratë nga kasa.

Sakaq, me të marrë njoftimin për grabitjen policia ka mbërritu në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit, i cili nuk kishte kryer ende vjedhjen.

Mësohet se i riu banontë në po të njejtën lagje ku ndodhej edhe marketi, të cilin tentoi të grabiste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxx: 11/08/2023 10:53

    Eh maloket...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?