Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock duke u puthur me ndihmsen e tij

Bota

I martuar me 3 fëmijë, ministri britanik i Shëndetësisë kapet mat në momente ‘të nxehta’ me ndihmësen e tij, rrezikon postin

25 Qershor 2021, 11:15| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 17:11

  • Share

MRETËRI E BASHKUAR- Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock është kapur mat teksa po shkëmbente një puthje pasionante me ndihmësen e tij.

Posti i ministrit të martuar me 3 fëmijë, tashmë është në rrezik pasi akuzohet për një aferë brenda ambienteve të punës.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar këtë moment të “nxehtë” mes Hancock dhe ndihmës së tij milionere, Gina Coladangelo, e cila ka filluar punë si këshilltare në departamentin e shëndetësisë, në mars të këtij viti.

Kjo puthje në korridoret e ministrisë është dhënë rreth orës 3 të pasdites, më 6 maj, ditën e zgjedhjeve lokale në Mbretërinë e Bashkuar.

Përpara se Hancock t’i dhuronte një puthje këshilltares dhe ndihmses së tij, ai ka kontrolluar nëse kishte njerëz tij aty rrotull, por harroi një detaji, kamerat!

Sipas mediave vendase, lajmi se Hancock dhe Coladangelo kishin një lidhje dashurie “vlonte” në ministri prej kohësh.

Është mësuar se gruaja prej 15 vitesh e ministrit britanik është larguar nga shtëpia mëngjesin e ditës së sotme, duke mos bërë asnjë prononcim për mediat lidhur me tradhtinë e bashkëshortit të saj, që tashmë është bërë publike.

As ministri dhe as këshilltarja e tij nuk kanë folur ende mbi këtë incident të “nxehtë” i cili po rrezikon karrierën e Hancock.

Ora 17:00
U kap nga kamerat duke puthur asistenten, ministri Shëndetësisë kërkon falje se theu distancimin social

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock dhe asistentja e tij

Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar falje pasi theu distancimin social duke puthur asistenten e tij.

Partia Laburiste i ka kërkuar Kryeministrit që ta shkarkojë nga detyra Z. Hancock.

Por, sipas raportimeve, kryeministri Boris Johnson ka parnuar faljen e Z. Hancock dhe e konsideron çështjen të mbyllur.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?