I luten zotit për monedhë më të
fortë, lutja plotësohet pas 6 muajsh

16 Prill 2016, 15:05| Përditesimi:

  • Share
Një komb i tërë i lutet zotit për para më të fortë, lutja plotësohet pas 6 muajsh.  

Lutjet e shtetit afrikan të Zambias janë plotësuar dhe tani monedha e tyre, kwacha, është duke realizuar performancën më të mirë botërore.
 
Gjatë fundit të vitit të shkuar kwacha ishte në rënie të lirë. Vetë Presidenti i Zambias, Edgar Lungu, i kërkoi Papa Franceskut në shkurt të këtij viti të ndihmojë fuqizimin e monedhës kombëtare të Zambias.
 
Presidenti mendonte se monedha ishte nën presion dhe i kërkoi shtetasve të Zambias që të luten për rimëkëmbjen e monedhës vendase, raporton Quartz Africa.
 
"Zoti ynë i ka dëgjuar lutjet tona, ai na ka falur mëkatet tona dhe ne jemi të sigurt se Zoti do të shërojë vendin tonë që po përballet me sfida të rënda social-ekonomike", ka thënë Presidenti Edgar Lungu, me besim të krishterë.
 
Tani, kwacha është rikthyer fuqishëm. Sipas analizës së fundit të Bloomberg, këacha është monedha që po performon më mirë, me një rritje prej 19,9% gjatë vitit 2016.
 
Kwacha po përfiton nga parashikimi se çmimet e mallit kryesor të eksportit për Zambian, bakri pritet të rriten pas disa vitesh në rënie.
 
Ka gjithashtu një shpresë se shteti afrikan do të marrë një hua nga FMN.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?