Foto ilustruese

I komunikuan se i ati duhet të paraqitej në komisariat, 22-vjeçarja qëlloi me thikë efektivin e policisë në Kamzë ! Vihet në pranga

3 Mars 2022, 15:24| Përditesimi: 3 Mars 2022, 15:26

  • Share

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kamzë, ku teksa policia ka shkuar në shtëpinë e një personi për t'i thënë se duhet të paraqitej në komisariatin Nr. 4, vajza e tij qëlloi me thikë një efektiv policie.

Vajza është identifikuar si A.Gj 22 vjeç dhe ka ndërhyrë dhe goditur me thikë policin G.Ç 35 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?