Olsi Bylyku dhe Egli Tako

I komenton me tekstin e këngës së Olsit, Egli reagon ndaj ndjekëses: E kam dërgjuar kohë më parë, jam e lumtur për suksesin e tij

1 Korrik 2023, 15:42| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 15:57

  • Share

Ndarja e Olsi Bylykut me Egli Takon ishte shumë e papritur për publikun dhe mbetet në kryefjalë e faqeve rozë. Projekti i fundit i Olsit është konsideruar si dedikim për Eglin, por ajo ka sqaruar gjithçka pasi një komentuese i shkroi: “Tana i ke hallall”.

Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.

Ndërkohë, Olsi në një intervistë mohoi se ndarja erdhi për gabime apo ndërhyrje të personave të tretë.

“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Eglin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë.” – është përgjigjur ai, duke shtuar se “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?