Paratë e sekuestruara

I kishte fshehur në makinë, shqiptari kapet me mbi 320 mijë euro në kufirin që lidh Italinë me Slloveninë! U zbuluan nga qentë nuhatës

22 Dhjetor 2021, 13:30| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 13:34

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane duke kaluar kufirin me Sllovenin, me rreth 320 mijë euro cash të fshehura në automjetin e tij, të ndarë në 38 pako.

Autoritetet e Guardia di Financës, gjatë një kontrolli rutinor, në kufirin tokësorë dalës drejt Sllovenisë, është ndaluar një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Në momentin e kontrollit, i arrestuari dyshohet se ka pretenduar se nuk kishte asgjë për të deklaruar për qëllime doganore.

Por policia gjithësesi ka kryer një kontroll të imtësishëm, e me ndihmën e qenve nuhatës, ka çuar në gjetjen e 321.450 Euro të fshehura në një vend të modifikuar enkas në makinë.

Paratë ishin vendosur në sendiljen e shoferit, dhe ishin të ndara në pako të mbështjella me celofan të zi për të parandaluar nuhatjen qenve.

Paratë janë sekuestruar, ndërsa shtetasi shqiptar është sinjalizuar tek autoritetet e drejtësisë italiane me akuzën e trafikimit të paligjshëm të parave te padeklaruara e rrezikon një përgjegjësi penale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 22/12/2021 20:34

    Hahaha kontroll rutinor?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?